Ky eshte qeni hero qe shpetoi njerezit ne Durres.
Ai eshte Brandi qeni hero me kater putra qe qytetaret e pane ne rrjetet sociale dhe ne Tv live nga vendngjarja duke kerkuar ne pallatet ne Durres.

Ai u fut neper boshlleqet qe kishte mundesi qe te kerkonte per jete.

‘Brandi’ u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.
Ky nuk ishte misioni i parë i ‘Brandit’, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë.