Keto moment kaq te bukura te renditura me poshte kushdo qe ka lindur midis vitesve 1950 dhe 1980 i kujton me nostalgji.
Nese juve ju kujtohen te tjera atehere na i shkruani.

Kur kishim etje vinim me vrap dhe pinim uje nga cezma dhe jo nga shishja.

I ndertonim vete karrocat me kuzhinieta dhe me fatlumi nder ne ishte ai qe kishte rruge te pjerreta. Por pasi kujtoheshim se skishim frena thjesht perplaseshim me ndonje shkurre e jo me makina.

Kur ecnim me bicikleta asnjeri skishte kokore.

Kur dilnim per te luajtur kishim vetem kushtin qe te ktheheshim ne shtepi para perendimit te diellit dhe asnjeri nuk na gjente dot sepse skishte celulare… e paimagjinueshme sot.

Edhe kur mund te thyenim ndonje kocke apo ndonje dhembe, ne incidente pa fund ne vriteshim por nuk denonconim asnje sepse faji ishte i yni gjithmone.
Nese dikush kishte ne duar ndonje pije me kanace apo shishe ajo ndahej ne 4 apo 5 dhe pinim nga e njejta shishe dhe nuk na ndodhte gje.

Ishim femije qe hanim buke me vaj me kripe, buke me sheqer me uje, buke me gjalp, dhe nuk kishim mbipeshe sepse ishim ne levizje gjithe kohes.
Nuk kishim PS4 , xbox apo vidjo lojra kabllor e kompjutera dhe celulare me internet por kishim shume miq te vertete.

Dilnim jashte per te luajtur. Nuk na ruante njeri edhe kur luanim me skuadra. ndodhte edhe te rrije pa luajtur se ste zgjidhnin ne skuader por nuk merziteshim e te shkonim te psikologu.