Ka veshur nje xhup gri me nje shirit te zi, tuta ngjyre gri dhe nga kembet ka atlete te bardha.

Ky person ne foto me poshte eshte i shpallur i humbur zyrtarisht.

Sipas burimeve mendohet se eshte rreth te 30-ve dhe meqe e ka pasur te pamundur te jape te dhenat e tij apo te komunikoje, mund te jete shurdh-memec.

Personi eshte gjetur i paushqyer ne nje nga trotuaret e lagjes ’18 Tetori’ ne Lushnje.

Ky rast eshte paksa i veshtire pasi deri me tani askush nuk ka denoncuar per ndonje te aferm te humbur me keto karakteristika te tij.

Momentalisht i riu vazhdon te jete i strehuar ne ambjentet e komisariatit te Lushnjes dhe kerkohet ndihma e te gjitheve qe e njohin per ta identifikuar.