Para disa kohësh në një postimi në rrjetin social Instagram, Arbana Osmani njoftoi se emisioni që ajo moderon “Dua të të bëj të lumtur”, ka nisur me përzgjedhjen e historive që do shohim në ekran. Mirëpo teksa të gjithë po prisnim që emisioni të niste tani në tetor, me nisjen e sezonit të ri televiziv, moderatorja ka publikuar lajmin e papritur.

Moderatorja e emisionit ka njoftuar se “Dua të të bëj të lumtur”, do rinisë në janar.

“Ndërkohë programi juaj i preferuar rikthehet në janar në Top Channel”, shkruan Arbana.

Thuhet se vitin që vjen do fillojë edhe “Big Brother 10”, megjithatë Arbana sapo tregoi se nga janari e shtuna do jetë e programuar me “Dua të të bëj të lumtur”. Kështu që fillimi i “Big Brother” mbetet ende i paditur.