Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga varri i prindërve, në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të së ëmës së tij.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se lutet për të qenë i denjë për dashurinë e tyre, ndërsa shkruan se kur vdes babai, fëmijës i duhet të bëhet burrë, e kur i vdes nëna bëhesh fëmijë pavarësisht moshës.

“Kur humb babai bëhesh burrë, kur humb nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, shkruan Rama