Tashem e duam te gjithe se eshte mjeku qe qeteson zemrat e Shqiptareve.I ftuar ne emisionin Open te Eni Vasilit vogëlushja i shkruan letër për koronavirusin, mjeku Pipero preket live dhe e thotë troç: Në fund të prillit do jemi të lirë, rastet do jenë të pakta ose aspak dhe kjo situate mbaron.

Mjeku i njohur thote se në fund të muajit prill e deri maksimumi në mesin e muajti maji Shqipëria do jetë e çliruar nga koronavirusi.

Moderatorja i shfaqi Piperos një letër të një vogëlusheje e cila pyeste se kur do fillonte shkolla dhe kur vendi ynë do çlirohej nga virusi, letër e cila e preku mjekun dhe bëri që ai të fliste troç.Dhe shpresojme qe te ndodh keshtu ky eshte nje lajm shume i mire per te gjithe qe ne te fillojme nje jete te re.

“Në bazë të të ecurisë së kësaj epidemie në vendin tonë, unë mendoj që fundi i prillit do na zërë me pak ose aspak raste. Maji mund të na zërë me ndonjë rast sporafik. I them Kejsit që të bëj durim se në më pak se një muaj do të shijoj jetën. Kurse vendi do jetë i çliruar 1 muaj pas rastit të fundit të infektuar. Por ne normalisht do jem i më shpejt sesa kaq.

Shpresojme qe te ndodh keshtu dhe cdo gje te kthehet si me pare.