Nga 1 korriku pritet te hapen kufijte me Italine.

Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ai spanjoll, Pedor Sanchez kanë kërkuar që hapja të bëhet në mënyrë “ të koordinuar dhe jo diskriminuese” te gjitha shtetet duhet te jene te barabarta dhe jo me rregulla te ndryshme.

Turistët gjermanë, francezë dhe zviceranë sipas mediave italiane, janë gati të kthehen në vendin fqinj duke filluar nga 15 qershori ndaj dhe kryeministri ka thene qe te mos na paragjykoni.

Në një letër të përbashkët drejtuar KE-së, Italia dhe Spanja theksojnë se është “ momenti të riaktivizojmë ekonomitë tona, të rekuperojmë normalitetin e bashkë me të, dhe një element thelbësor të projektit europian sic është liria e lëvizjes në zonën Schengen”, shkruajnë ata.

Mbi këtë ka folur edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e përshkroi 15 qershorin si “ ditën D për turizmin evropian”.

“Po punojmë me secilin vend, jo për t’i treguar sesa e bukur është Italia, sepse këtë e dinë të gjithë, por për t’i bërë të kuptojnë që mund të vijnë këtu me siguri të plotë”, u shpreh ai.

Shpresojm qe te behet me mire megjithese gjendja ne itali po rregullohet.