Ndërsa miku im po kalonte afër elefantëve, ai papritmas u ndal, i hutuar nga fakti sesi këto krijesa të mëdha ishin mbaheshin vetëm nga një litar i vogël i lidhur me këmbën e tyre të përparme.

Pa zinxhirë, pa kafaze.

Ishte e qartë se elefantët mund, në çdo kohë, me shumë thjeshtësi të shkëputeshin nga litarët me të cilët ishin të lidhur, por për ndonjë arsye, ata nuk e bënin.

Miku im pa një trajner aty afër dhe e pyeti përse këto kafshë të bukura dhe të mrekullueshme qëndronin aty dhe nuk bënin asnjë përpjekje për të ikur.

“Epo,” tha ai, “kur ata janë shumë të rinj dhe shumë më të vegjël ne përdorim të njëjtën madhësi litari për t’i lidhur ata dhe, në atë moshë, janë mjaftueshëm të fortë që t’i mbajnë ata.

Ndërsa rriten, ata janë të kushtëzuar të besojnë se nuk mund të shkëputen. Ata besojnë se litarët ende mund t’i pengojnë ata, kështu që ata kurrë nuk përpiqen të çlirohen.

“Miku im ishte i habitur. Këto kafshë mund të çlirorehishin në çdo kohë nga nyja e tyre, por për shkak të bindjes nuk mundeshin, ata ishin të mbërthyer aty ku ishin.

Ashtu si elefantët, sa prej nesh e kalojnë jetën si pengje të bindjeve dhe nuk mundemi të bëjmë diçka, ndjehemi të bllokuar në jetë, thjesht sepse dështuam njëherë kohë më parë?

Sa prej nesh janë, kanë mbetur peng të bindjeve të vjetra dhe të vjetëruara që nuk na shërbejnë më?

Sa prej nesh janë i kanë ndaluar përpjekjet në arritjen e diçkaje të re për shkak të një bindjeje kufizuese?

Më keq, sa prej nesh po mbahen nga bindjet kufizuese të dikujt tjetër?

Çfarëdo që mund të krijosh dhe të kesh, mund ta arrish! Zgjidhni të mos pranoni kufijtë e rremë dhe kufizimet e krijuara nga e kaluara.

Burimi: shkollaesuksesit.com