Rasti në fjalë ishte Familja Pëllumbi që jetonte shumë pranë Tiranës në kushte mjaft të vështira ku gjyshja 69-vjeçare jeton me të bijën dhe nipërit e mbesat e saj.

Më të vegjlit shprehen se e ndjejnë shumë mungesën e babait dhe gjyshit të tyre.

Madje njëra prej vajzave shprehet:

Babi më mungon shumë por edhe gjyshi.
Unë ndihmoj mamin kur ajo shkon në punë. Por këtu na mungojnë disa gjëra, kur bie shi, në shtëpia jemi pa energji elektrike.

Mirëpo, tani jeta nuk do të jetë më kaq e trishtë për ta sepse disa vizitorë ja kanë zbukuruar ditën me lajmin e bukur.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” kanë surprizuar familjen duke u dërguar dhurata për fëmijët dhe ushqime te ndryshme.

Një person nga stafi tha:

Fëmijët të marrin diçka nga ana ime, por këtë familje nuk e kam parë në emision. Merrni pa problem çfarë të doni, unë banoj këtu afër ndaj ju ftoj t`ju jap një pije të bisedojmë së bashku.

Familja nuk e dinte se shtëpia ku sapo kishin mbërritur është në fakt shtëpia e tyre e re.

Kështu ende në rol stafi po diskuton se duhet të nxitojnë t’i çojnë sërish në fshat fëmijët.

Por papritur në shtëpi mbërrijnë Fatma dhe Elvis Naçi dhe u thone :
“Ju nuk do ikni në asnjë vend. Ta gëzoni shtëpinë”, u thotë Fatma.
“Kjo është shtëpia juaj, ta gëzoni”, thotë Elvisi.

Ky lajm i bukur i gezoi te gjithe shqiptaret.