Ne përgatitjen e këtyre pogaçeve apo simiteve, mund të shtoni pak djathë të grimcuar, mish të tymosur dhe do lëpini gishtat.

Përbërësit: 200 ml qumësht të nxehtë, 150 ml ujë të vakët, 1 qese maja (tharm),
1 lugë çaji sheqer, 150 gr. kos i trashë, 1 vezë, 2 lugë çaji kripë, 600 gr. miell, Vaj për tiganisje, Shtoni djath, mish të thatë, kackavall, kajmak (krem kosi).

Përgatitja kerkon rreth 1 orë:

Në një enë te thelle si fillim përzieni qumështin, ujin, sheqerin dhe majane dhe lëreni për rreth 5 minuta.

Pastaj shtojme kosin, vezën dhe miellin të përzier me kripën. Punojeni mirë brumin për afro 7-8 minuta deri sa të përfitoni një brumë të butë e të lëmuar, por edhe paksa ngjitëse në duar. Masën e fituar mbulojeni me një pecetë të pastër dhe lëreni që të bymehet.

Pasi të ketë ardhur brumi, i hidhni në sipërfaqe pak miell dhe e punoni para se ta ndani në 8 toptha.

Në një tigan hidhni pak vaj për të skuqje. Secilin topth hapeni deri sa të jete me trashësi 0.5 cm dhe piqeni në vaj për pak minuta duke e kthyer nga te dyja anët, deri sa të marrë ngjyrë të artë.

Me përgatitjen e këtyre pogaçeve të vogla, mund t`i shërbeni edhe pak djath të grirë, mish të thatë, kackavall apo kajmak (salcë ose krem kosi)