Kjo vajze eshte 8 vjec dhe quhet Marsela.

Ajo ka 1 jave qe po i kalon netet e ftohta ne mullarin e kashtes pasi shtepia e saj ra ne date 26 nentor dhe i la pa strehe.

Kjo eshte historia e Marseles qe fle ne plastmas tek mullari i barit.

E pyeten a ke patur ftohte gjate neteve ketu jashte e ajo u pergjigjet ‘Po’.

Meqe familja e saj nuk ka te ardhura te tjera vec shitjes se qumeshtit ata tashme e kane te veshtire te ndertojne nje banese te re dhe aq me teper te largohen pasi bagetite i kane te vetmen forme per mbijetese e nuk kane ku t`i lene.

Mamaja e Marseles e ka te veshtire tu pergatise ushqim e te pastroje teshat.

Babai i saj, plastmasin qe i kishte hedhur barit per bagetine ia pershtati per te futur brenda familjen e tij pasi shtepia ishte e pabanueshme e aq me teper te strehoheshin pas atyre lekundjeve qe po ndodhnin.