Alketa Vejsiu ben nje gabim gjate transmetimit ne Sanrremo sipas moderatores shqiptare, festivali i RTSH-së është prezantuar vetëm nga burra dhe ajo ishte femra e pare dhe e vetme që e prezantoi atë vitin që kaloi.Dhe kjo ishte nje gafe e saj.

Ja cfare thote ajo:Në dhjetor përfundoi njëri prej edicioneve te festivalit te RTSH që rezultoi një sukses. Për vite me radhë ate e kane prezantuar burra, burra, burra e burra pafund.

Por më pas, në mënyrë të pabesueshme ja besuan një gruaje. Kjo grua jam unë”– deklaroi Alketa.

Por a eshte kjo e vertete?

Nuk dihet se cilat ishin arsyet e kësaj deklarate të moderatores, ndoshta nuk ka qene e mire informuar per festivalin e RTSH-së i cili për 57 vite e ka pasur një prezantuese femër.

Duke filluar që nga festivali i parë i cili u prezantua nga Margarita Xhepa dhe më pas me radhë deri në festivalin e 57 një vit para se të prezantonte vetë Vejsiu ka pasur një drejtuese femër. Madje edhe emra të mëdhenj të artit apo edhe këngëtare të njohura. Në regjistrin e tij festivalin e RTSH-së e kanë prezantuar emra si Vera Zheji, Drita Bardhi Haxhiraj, Elisabeta Vasili, Adriana Fishta, Edi Luarasi, Flutura Çangu, Arta Dade, Rezarta Malaj, Rezana Çeliku, Zerina Barbullushi, Mimoza Tafaj, e shume e shume emra te medhenje te skenes shqiptare.

Mbase kjo ka qene nje gabim i shpejte apo nje keqkuptim sepse festivali ka pasur gjithmon moderatore femra.