Nazime Visha, eshte vajza e cila pas daljes nga burgu ka ndërtuar një jetë të re.

Gjyshja e Nazimes ka rrëfyer për gazetaren e Abc News, Esiona Konomi se mbesa e saj tani është martuar me një djalë nga Bullgaria dhe madje është bërë edhe nënë.

E moshuara ka treguar gjithashtu edhe momentin se si ishte njohur mbesa me bashkëshortin icili sipas gjyshes nuk kishte shfaqur asnjë lloj kompleksi në lidhje me të shkuarën e Nazimes.

“Dhendri kishte qenë edhe me pare 7 herë në Shqipëri për të gjetur grua shqiptare, Rastisi pastaj u takuan te dy sepse ai punon si furnizues dyqanesh. Pastaj erdhi vetë në shtëpi dhe historinë e kaluar te Nazimes nuk e pati problem. Mua ma patën kërkuar edhe këtu me thënë të drejtën, por nuk kisha qejf ta jepja nuse ketu”, rrëfen ajo.

Nazime Visha ishte vajza që u vetmbrojt ndaj perndjekesit te saj Fiqiri Muçën, mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Edhe pse ajo u mori dënimin me 10 vjet, tre vite më pas, ajo u lirua pas një faljeje të firmosur nga Presidenti Bujar Nishani.

Kjo falje u kërkua nga personalitete të larta, si shkrimtarët Ismail Kadare e Dritëro Agolli, sopranoja Inva Mula, poetët Luljeta Lleshanaku dhe Rudolf Marku dhe violinisti Tedi Papavrami, duke qenë se rasti i saj i preku shumë.