Sinoptikania Andiola Bami ka folur sot ne nje interviste ne lidhje telefonike me televizionin ‘news 24’ mbi motin ne ditet ne vazhdim.

Ajo tha se dita e neserme do te vijoje te kete renie temperaturash dhe ne zonat malore do te shkoje -11 grade.

Por ajo informoi se era do vijoje here pas here dhe se ne det mund te shkoje 65 km/h.

“Moti do të vijojë të mbetet i kthjellët por do të jetë i ftohtë. Nesër do të ketë rënie temp sërish. në zonat malore do zbresë në -11 gradë. Në zona të tjera në mëngjes vlera minimale do të jetë në -3 gradë.”

Ndersa nga e merkura do te mund te kete ngritje graduale te temperaturave tha Bami dhe i ftohti do te zbutet.