Ja fakti qe tregon: Të gjithë Pensionistët kryefamiljarë përjashtohen nga Taksa e ndërtesës.

Ujësjellës-Kanalizime i Tiranës ka sqaruar procedurat që duhet të ndjekin nëse nuk është përjashtuar nga taksa e ndërtesës.

Keshtu, sipas UKT, referuar ligjit për sistemin e taksave vendore përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategoritë siç janë pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale.

Po kështu përjashtohen ndërtesat e përdorura nga komunitetet fetare, në funksion asaj veprimtarie; ndërtesat e banimit të cilat rezultojnë vendbanime nga kryefamiljarët që kanë vetëm pension pleqërie/pension social si e ardhura e vetme apo rasti kur familja përbëhet vetëm nga pensionistë, ose edhe që kanë persona të paaftë për punë në ngarkim të tyrel; gjithashtu dhe ndërtesat ku banojnë kryefamiljarët që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Nese nje krefamiljar pensionist akoma s`di si duhet të përjashtohet nga taksa, ai duhet të aplikojë pranë njësisë përkatëse administrative thjesht duke paraqitur keto dokumente: Librezë uji / Faturë uji, Kartë Identiteti si edhe librezë pensioni.