Këngëtarja e njohur shqiptare Anjeza Shahini gjithmonë ka spikatur gjithmonë për vokalin e saj.

Edhe pse ka kohë që nuk është aktive nëpër skenat shqiptare, ajo ka përsëri shumë fansa që e duan.

Prej vitesh këngëtarja jeton në Angli dhe është martuar me diplomatin anglez Paul Edward Conolly me të cilin ka dhe një vajzë.

Mirëpo pak kohë më parë, Anjeza ka dhënë një lajm që ka mërzitur të gjithë fansat e saj.

Përmes një statusi në Instastory, ajo tregoi se nuk do të jetë më pjesëmarrëse në festivale, duke kujtuar performancën e saj të fundit në ‘Kënga Magjike’.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë Anjezën të marrë këtë vendim, por diçka është e sigurt që shumë ndjekës të këngetares kanë mbetur të zhgënjyer.