Xhesika Ndoj është kthyer në një personazh shumë të njohur dhe go det gjithmonë me deklarata e saj, por edhe me pozat bom bas tike që publikon në rrjetet sociale.

Ashtu siç të gjithë e dini ajo është mami i një vajze dhe e ftuar në emisionin “Why Not” mbrëmjen e djeshme gjatë bisedës me moderatoren, Roza Lati nuk mund të mos përmendej vogëlushja e saj, 9-vjeçare.

Xhesika është një person moskokëçarës dhe një person që pavarësisht gjithçkaje vazhdon të shijojë jetën e saj. Mirëpo, do pyesni ju në rolin e mamit si është?!

A kemi të bëjmë me një mami auto ritare apo një mami shoqe për vogëlushen?!

Xhesika tregon se ajo është gjithçka për vajzën e saj, kur duhet të jetë shoqe vendoset në pozitën e shoqes dhe kur duhet të jetë një mami e rr eptë atëherë ajo e këshillon vajzën për gjërat që ajo duhet të bëjë duke marrë parasysh moshën që ka.

Si të gjithë prindërit e përkushtuar edhe Xhesika bën gjithçka që vogëlushja e saj mos detyrohet që nesër të kalojë atë çfarë mami e saj ka kaluar.

“Unë kam një vajze dhe nëse je mami i një vajze unë mendoj se me atë duhet të jesh shoqe, mami, babi gjithçka. Unë për vajzën time kam qenë gjithçka. Sepse vajza do përkushtimin dyfish sesa djali.

Unë vajzës i kam mësuar që të ecë me kohën, të bëjë gjërat që i takojnë pasi çdo gjë është me moshë. Unë vajzën nuk e lejoj as të lyejë buzët, as të lyejë thonjtë, jam shumë fanatike për të. Pavarësisht që për atë bëj çdo gjë, gjërat që i kam bërë deri tani i kam bërë për të mirën e saj. Që ajo nesër mos kalojë në hapat time dhe besoj sa të jem gjallë nuk do i kalojë hapat e mija”– tregon ajo.