Shume qytetarët së bashku me fëmijët e tyre dhe me valixhe ndër duar, presin orën e fluturimit për destinacionin e zgjedhur.

Disa prej tyre thonë se kanë marrë informacion për të qenë në aeroport, 3 orë përpara nisjes, e të tjerë shprehen se nuk kanë dijeni për orarin.

Me shqetësim, udhëtarët shohin kërkesën e autoriteteve aeroportuale për t’u pajisur me tampon, edhe pse janë vak sinuar me të dy dozat, në një nga vaksinat e njohura nga Agjencia Europiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi të hënën, se për shkak të fluksit të lartë të pasagjerëve që udhëtojnë nga brenda dhe jashtë vendit, duhet të paraqiten 3 orë përpara udhëtimit, kohë e mjaftueshme, sipas autoriteve për të organizuar fluturimin për çdo udhëtar.