Kur e keni takuar për herë të parë Xhoden?

Jemi takuar ne vitin 1981-1982 të dy të rinj dhe kemi qene student por ai shumë shpejt filloi të dallohej si një djalë i talentuar por edhe shumë i zgjuar.

Ju keni dy filma bashkë, eksperienca ka qenë shume e bukur.

Një ditë vinin nga Durrësi, dhe ishin çift të dy me Rozetën në film. Nuk mund të them për procesin e punës, sepse kishim Lad Priftin mbi kokë, regjisorin e mirënjohur, por në shesh të xhirimit unë isha çift me Viktorin dhe bënim humor për të parë çfarë po luanim, ç’karaktere përfaqësonin.

Ishin njësoj edhe në xhirime, dhe ne jeten bashkëshortë në jetë por edhe në film, ka patur momente te veshtira.
Jo, nuk ka pasur. Ata ishin shumë mirë të dy, ishin çift në jetë, e që hynin në xhirim me atë kontradiktën e roleve, por ishte shumë bukur.

Sa kohë u xhirua, ku qëndruat?

Kemi xhiruar në Tiranë, ata shkonin e vinin nga Durrësi sepse nuk ishin zhvendosur ende. Ndërsa në filmin ‘Vitet e pritjes’ ishim të gjithë në Gjirokastër. Më ndryshe është kur je në një qytet tjetër. Roli i Xhevdetit ka qenë shumë i bukur aty, prapë çift.

Si do ta portretizoje?

Xhevdeti duke qenë edhe një aktor shumë i zgjuar kishte edhe kurajon për të mos heshtur, por për ta dhënë edhe në momente xhirimi, edhe mendimin e vet. Ishte i qartë, i sjellshëm, shumë i matur për të mos e tepruar asnjëherë. Dinte të ndërhynte e të shpëtonte situatat. Në një moment kemi qenë në vështirësi, unë duhet të merrja një letër që më kishte nga burri im në mërgim, dmth ‘Vitet e pritjes’ është me mërgimin e hershëm dhe që t’ja tregoja dhe po flisnim se si do zgjidhej, si do kalonte kamera, situatat ajo ngarkesa dramaturgjike që duhej.

Për një plan ndodh që bëhesh konfuz, dhe ai thotë: ‘ një letër do të tregoj’ .. po ajo ndërhyrja e tij qe kaq e bukur saqë e zgjidhi edhe atë mikrokonflikt, që po vonoheshim pak më shumë seç duhej. Ishte shumë i matur, e miqësor, sa nuk mund ta keqkuptoje, ndërhynte për të shfryrë situatat e ngarkuara. Në çdo punë që ka bërë, është një njeri me zgjuarsi të madhe e shumë praktik.

Keni patur vështirë për ndonjë skenë xhirimi, apo rebelim mes jush?

Jo, në xhirim, jo. Duhet të ishe shumë kapriçoz që të ndodhte një gjë e tillë, nuk ishte te natyra e Xhevdetit fare, ai ishte i mençur, praktik, i saktë. As në natyrën time nuk e kam patur.

Ishte nje super aktor brilant dhe ishte nje artist i lindur per kete gje.Nje gjeni i filmit shqiptar.Do te mbes ne historine e filmit.