Pas ngjarjes qe ndodhi ne Paris me Flori Mumajesin pati shume lajme ndaj saj.

Por ajo thote qe un jame beqare dhe kame jeten time.

“Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë.

Çdo njeri ka njerëzit që e duan shume dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë.
Ajo shprehet ne emisionin Rreze Dielli se:
“Megjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media.

Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral.

Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe i përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!”, tha Jonida Maliqi në emisionin “Rreze Dielli”.

Jonida ka te drejete sepse nuk ka me privatesi ne kete vend cdo gje qe ben perfundon ne media si nje artis apo dhe nje njeri i thjeshte.