Mjeku i njohur Pëllumb Pipero teksa kujtoi se sa i vështirë ishte ky vit me pandeminë që ende është prezent kudo, tha se se këto festa nuk janë dhe nuk duhet të jenë të trishtuara.

“Ky ka qenë dhe vazhdon të jetë vit i vështirë. Kujtoj ditët e fundit të shkurtit ku ishim të rrethuar me covidin po nuk e kishim prezent, mbaj mend 7-8 mars që u gdhimë me dy pacientë në infektiv dhe pastaj ditët ndoqën njëra tjetrën, por nuk ka munguar përkushtimi dhe besimi te një fitore te bluzat e bardha.

E them këtë sepse nuk është e thjeshtë të jetosh përditë me covid, për mjekët. Puna për të shpëtuar jetë, kolegët e mi e kanë parë me optimizëm përtej dhimbjes dhe atyre çfarë shihnim përditë.

E ndiejmë vetën krenarë, me gjithë të mirat dhe të këqijat e saj. Festat nuk do ti quaj të trishtuara thelbi është shfaqja vetëm mungon, nga sheshi në familje. Duhet të shohim të nesërmen, të ardhmen për të parë mundësinë për të fituar këtë b ete je. Premtoj një pranverë më të qetë dhe optimiste.”, tha Pipero në Open.