26 Nentori nuk solli lekundje vetem ne Durres dhe Thumane por dhe ne vende te tjera si ne Milot Kurbin dhe Mamurras.

Por në fshatin Zhejë rreth 50 shtepi jane demtuar dhe askush nuk i ka vizituar.

Një prej banorëve, Tom Tota, thotë se 14 pjesëtarët e dy shtëpive nuk hyjnë në banesat e tyre pasi nuk kanë aspak garanci.

Për “Abc News”, ai tha:

Dy shtëpitë e mia janë dëmtuar, dua garanci nga inxhinierët të futem brenda, se gjithë shtëpia fle jashtë. Kam 14 njerëz, prandaj kërkoj nga shteti që të paktën të më vinë të ma vlerësojnë, nuk jemi në hall për ndihma.”
Ndërsa bashkëshortja e tij shprehet se as çadër nuk u kanë dhënë, ndonëse kanë kërkuar.

Vajza e vogël tha:

Unë nuk mund të flej më te kjo çadër. Ju lutem kryeministër mundeni që të bini një çadër dimri.”
Familja e vogëlushes nga Miloti përbëhet nga 8 anëtarë dhe prej ditës së tërmetit ata nuk kanë hyrë më banesë, pasi tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në strukturën e ndërtesës. Më e keqja është se për shkak të motit të keq, shiu iu ka hyrë brenda dhe vajza shprehet se është zgjuar e lagur.

Video.

“Jam zgjuar e lagur nga shiu”, thirrja prekëse e vogëlushes për Ramën: Ju lutem, dua vetëm një çadër dimri! on Vidnews.