Sot, me gjithë propozimet që shohim në internet, e kemi të vështirë të zgjedhim cila është receta e duhur, sidomos për gatime që i bëjmë rrallë, siç eshtë gjeli i detit.

Megjithatë, prej kohësh, Nertila e ka vendosir recetën e saj dhe nuk tundohet fare nga të tjerat. Siç do aprovonte çdo francez, për të, receta më e shijshme është ajo me gjalpë. Sa gjalpë?

Epo, shumë gjalpë. Kam parë shumë receta por e kam zgjedhur timen. Së pari e kam provuar te pulat që përdorim shpesh, ndërsa në fundvit gatuaj gjelin. Nën lëkurë, e lyej gjelin me erëzat që më pëlqejnë dhe me gjalpë. Brenda vetëm e kripos.

Nën gjel vendos disa perime për ta distancuar nga tava, të ketë ajër. E shoqërojmë me përshesh përgjithësisht, sipas traditës së sime gjyshe nga Gjirokastra.