Analisti politik elbasanas, Stiliano Rushaj, ka publikuar në rrjetet sociale disa dokumente te tenderit dhe krahas tyre shkruan se Bashkia e Elbasanit, mbi krye Gledian Llatjan, ka shpenzuar nje shumë prej 160.000.000 lekë për dekorin e qytetit për atmosferen festive të fundvitit.

Rushaj i krahason këto shpenzime të bëra me ato që janë bërë një vit më parë nga ish-kryebashkiaku Qazim Sejdini, i cili ka pas harxhuar vetëm 5.000.000, ose ndryshe e thënë 32 herë më pak se pasuesi i tij për të zbukuruar qytetin.

Midis të tjerash, analisti shkruan se ka shumë vende të tjera ku kjo shifër e majme parash mund të ishte shpenzuar, duke përfshirë rrugët e dhjetëra lagje të pandriçuara.

Statusi i Stiliano Rushajt nder shume konstatimesh shkruan:

“Kjo shifer e cmendur eshte sa vlera e 1/9 e te gjitha prokurimeve qe bashkia ka ndermarre qe prej 1 Korrikut 2019. 160 milion leke per dekor me qera per 3 jave mund te perdoreshin per shume nevoja qe ka sot bashkia. Jane me dhjetra rruge lagjesh qe prej vitesh mbeten te pandricuara. Poashtu me dhjetra km rrugica qe kane nevoje te rehabilitohen. Shkolla, kopshte, cerdhe pa ngrohje, mjete mesimore, etj.

Po aq te rendesishme ne kete fundviti do te ishte solidariteti me qytetaret ne nevoje te Elbasanit, te atyre mijera kryefamilje qe nuk do mund ti sjellin ne sofren e nates se nderrimit te vitit nje ushqim te mjaftueshem per familjet e tyre.

Mbi te gjitha keto shpenzime lluksi jane plotesisht jashte cdo lloji morali ne keto kohe te veshtira qe po kalon vendi yne pas termetit dhe paaftesise se qeverisjes per te perballuar detyrimin ndaj dhjetra e mijera qytetareve anembane vendit qe nuk kane ndihmen e nevojshme”