Gjithmone e ne cdo rast ka njerez qe perfitojne nga ngjarjet e papritura te cdo lloj natyre.

Ashtu ka ndodhur edhe ne rastin e zbuluar dje ne Tirane, ku njerez te veshur me uniforme policie dhe gjithashtu nje pedagoge me grade shkencore jane gjetur duke marre pakot me ushqime dhe batanijet qe i kishin dorezuar fondacioni “Fundjave Ndryshe” per familjet e mbetura te pastreha .

Personat e kapur jane Alitin Zekaj me detyre shef i seksionit te Rendit ne Rinas dhe bashkeshortja e tij Valbona Zekaj me profesion pedagoge.

Ata i kishin pervetesuar 15 pako me ushqime me emrin e “Fundjave Ndryshe” dhe gjithashtu 7 batanije.

Ne fakt ne kete mes ishte edhe nje person i trete.

Ishte pedagogia Zekaj qe i siguronte pakot me ushqime e pastaj ia jepte burrit te saj, i cili urdheronte punonjesin e tij Ervin Haxhillarin per te derguar keto pako ne banesen e kunatit te tij Alban Taulla.

Punonjesi i policise eshte mbajtur ne shtepi dy te tjeret qe ishin kuneter u mbajten nen vezhgim, ndersa per Valbonen hetimet po vijojne.