Petulllat jane nga gatimet me popullore ne bote sidomos kur ato haen te ngrohta ne mengjes.

2 lugë kafeje me maja buke/Një filxhan çaji me ujë të ngrohtë/Gjysmë filxhan çaji me qumësht të ngrohtë/Një lugë gjellë sheqer/Një lugë çaji kripë/Një lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri/3 kokrra vezë/4 filxhanë çaji me miell/ Gjysmë filxhan çaji me mjaltë/Vaj për skuqje/ Kanellë.

Si ti pergatitni.
Hidhni majanë në një pjat ku më parë keni hedhur ujin e vakët. Uji nuk duhet të jetë më i ngrohte se 40 gradë.E le për 6 minuta derisa majaja të shkrihet tërësisht në ujin e ngrohtë derisa uji të nisë të trashet në një masë pak të shkumëzuar.Në një tas të madh, shtoni qumështin e ngrohtë, sheqerin, kripën dhe përzjejini të gjitha bashkë. Shtoni majanë dhe përzjejini derisa të masa të bëhet homogjene.

Merrni vezët, bashkë me gjalpin, shtoni miellin dhe trazojini mirë derisa të krijohet një brumë i butë.
Mbuloheni tasin ku keni brumin me një pecetë të pastër kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.Pas gjysmë ore përzjejeni sërish brumin dhe mbuloheni sërish me pecetë duke e lënë të pushojë edhe për 30 minuta të tjera.Në një tigan përzjeni mjaltin me një gjysmë filxhani çaji me ujë, lëreni të zjejë për pak minuta.

Kur t’i hiqni petullat nga tigani vendosini në një pjatë me letër kuzhine në mënyrë që letra të përthithë yndyrën.Vendosini petullat në një tas dhe spërkatini me shurupin e mjaltit të përgatitur më parë si dhe me pak pluhur kanelle. Servini të ngrohta.Dhe jane shume te mira dhe speciale.