Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero thote se nuk ka vend për panik nga ana e qytetarëve, por vetëm vend për kujdes të shtuar.Ndaj mos u beni merak thjeshte duhet te jeni te kujdeshem.

Me shume kujdes duhet te kete te moshuarit sepse virusi tashme eshte ne faze sherimi.

Por perderisa ne jemi rrethuar nga vende qe jane mbushur me te infektuar dhe ne kemi nje rrisk te madh per tu infektuar.

Pëllumb Pipero: Ndjejmë një lloj paniku në qytetarët.Ndjejmë një lloj shqetësimi midis bluzave të bardha, ndjejmë shumë angazhim nga autoritetet drejtuese, qofshin ato shëndetësore, qofshin edhe tek shërbimi ynë. Fakt deri tani është se nuk kemi asnjë rast të konfirmuar, kemi patur 12 ose 13 raste të dyshuar, të cilët janë analizuar në Institutin e Shëndetit Publik dhe kanë rezultuar negativ.Por dua të them se vend për panik nuk ka. Ajo që dua të them është se deri dje, konsideroheshim dhe ishin vend me risk të ulët, tani nuk jemi vend me risk të ulët sepse e kemi rreth e qark kufijve tanë dhe mundësia për të hyrë është e madhe, ndoshta punë ditësh, ndoshta punë javësh, gjë që nuk e dëshirojmë, por nuk i shpëtojmë.

Pëllumb Pipero thote se: Unë mendoj si mjek i vjetër, që nuk është çudi të jetë punë ditësh, punë orësh, punë javësh, ndoshta s’vjen fare, nuk është çudi të jetë, ta kemi dhe mos ketë probleme shëndetësore dhe nuk ka arsye të vejë tek doktori dhe nuk identifikohet. Këto janë gjëra që ne i diskutojmë, por sa kohë nuk kemi rast të konfirmuar, nuk ka vend as për frikë, as për panik. Ka vend për kujdes të shtuar dhe kujdes i shtuar sinqerisht, nuk është ajo maska që venë njerëzit në rrugë dhe i shikojmë si shfaqje dhe mua më duket jonormale, si mjek me eksperiencë, ndërkohë ka masa të tjera shumë me efikase se ajo maska për të na mbrojtur.

Por nuk duhet te shqetesoheni shpresojm tja hedhim ne paqe.

Video