Biznesmeni i njohur nga qyteti i Vushtrrisë, Naser Imeri, per çdo vit ka dhuruar nga 200 mijë euro fonde bamirësie.

Këtë javë ishte i ftuar në emisionin N’Kosove Show ku ka treguar edhe më shumë për punën dhe te ardhurat e tij.

Imeri tregoi se kishte pasur një fëmijëri pak të vështirë për shkak të gjendejes financiare të dobët.

Dhe ndaj ai kishte synuar për të punuar jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë.

Kështu ai arriti të ndërtonte një kompani me të ardhura prej miliona euroshe por nuk e harroi asnjëherë vendin e tij.

Kompania e tij çdo vit shpërndan shuma të madhe nga të ardhurat vjetore për bamirësi.

Megjithatë ai sqaroi se deri tani punën e tij humanitare nuk ka dashur per ta bërë publike.