Keto dite Janari kan qene me mot te kthjellet dhe temperaturat jane rritur dhe ditet kane qene me diell.

Shërbimi Meteorologji Ushtarak njofton se pasditja do te jete me reshje shiu dhe vranesirat do te shtohen sidomos ne vendet bregdetare.

Nesër në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe sipërfaqet ujore pritet të ketë mjegull të dendur dhe shikim të reduktuar dhe gjithashtu për shkak të temperaturave të ulta do te ketë edhe brymë.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të regjistrohen nga -6ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 5ºC në zonat malore deri dhe 15ºC në ato bregdetare.