Regjimi diktatorial që u vendos në Shqipëri nga Enver Hoxha ka qenë një ndër më të vështirat.
Por fëmijët e tij kanë qenë sigurisht edhe më të përkëdhelurit dhe ishte e pamundur që t’i prekje ata apo edhe tu vije notën 9.

Mirëpo ishte një mësues i cili e ka bërë këtë dhe bëhet fjalë për Kastriot Bezatin, që guxoi e i vuri 9 vajzës së Enver Hoxhës, Pranverës.

Ai tregon: Mua më çuan për praktikë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Dija vetë se kjo ishte shkolla ku mësonin fëmijët e udhëheqjes. Por shkova për të dhënë mësim atë dëshirën për të qenë korrekt dhe idealist.

Një ditë ngrita në dërrasë një vajzë simpatike me emrin Pranvera. Ajo u përgjigj mirë, por në një vend bëri një ngatërresë. Dhe kur u ul unë i thashë, merr notën 9. Sa thashë unë 9, gjithë klasa lëshoi një uuuuuuuuuuuuuuuuuu të zgjatur.

Unë i pashë i habitur por mjaft serioz, ndaj duke parë qëndrimin tim korrekt klasa heshti. Vajza u skuq paksa dhe nuk foli fare. Kur mbaroi mësimi dhe dola, një nxënës u afrua dhe më tha: “Profesor, ajo vajza që i vure 9, është vajza e Enver Hoxhës.”

Për një moment shtanga, por e mblodha veten dhw i thashe “Po mirë, unë i vura notën që meritonte, nuk e fyeva.” Mesa duket në ato vite ishte e pamundur që edhe të mendoje pa zë kundër Enver Hoxhës dhe jo më të shprehje mendimet hapur. Kujtojmë këtu se gjatë kohës së Hoxhës Shqipëria u izolua totalisht për më shumë se 40 vite.Regjimi diktatorial që u vendos në Shqipëri nga Enver Hoxha ka qenë një ndër më të vështirat.
Por fëmijët e tij kanë qenë sigurisht edhe më të përkëdhelurit dhe ishte e pamundur që t’i prekje ata apo edhe tu vije notën 9.

Mirëpo ishte një mësues i cili e ka bërë këtë dhe bëhet fjalë për Kastriot Bezatin, që guxoi e i vuri 9 vajzës së Enver Hoxhës, Pranverës.

Ai tregon: Mua më çuan për praktikë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Dija vetë se kjo ishte shkolla ku mësonin fëmijët e udhëheqjes. Por shkova për të dhënë mësim atë dëshirën për të qenë korrekt dhe idealist.

Një ditë ngrita në dërrasë një vajzë simpatike me emrin Pranvera. Ajo u përgjigj mirë, por në një vend bëri një ngatërresë. Dhe kur u ul unë i thashë, merr notën 9. Sa thashë unë 9, gjithë klasa lëshoi një uuuuuuuuuuuuuuuuuu të zgjatur.

Unë i pashë i habitur por mjaft serioz, ndaj duke parë qëndrimin tim korrekt klasa heshti. Vajza u skuq paksa dhe nuk foli fare. Kur mbaroi mësimi dhe dola, një nxënës u afrua dhe më tha: “Profesor, ajo vajza që i vure 9, është vajza e Enver Hoxhës.”

Për një moment shtanga, por e mblodha veten dhw i thashe “Po mirë, unë i vura notën që meritonte, nuk e fyeva.” Mesa duket në ato vite ishte e pamundur që edhe të mendoje pa zë kundër Enver Hoxhës dhe jo më të shprehje mendimet hapur. Kujtojmë këtu se gjatë kohës së Hoxhës Shqipëria u izolua totalisht për më shumë se 40 vite.