Ishte i pastrehe dhe po germonte ne koshat e plehrave se mos i gjente ndonje material per skrap.

Agim Reka thjesht po siguronte buken e gojes sic do dite duke kerkuar neper kosha, kur u arrestua si hajdut i nje biciklete.

Kur doli para gjykates per vjedhjen e bicikletes, atij iu caktua edhe avokat nga shteti por ai kembengul se nuk kishte vjedhur asgje. Agimi kishte marre cfare gjeti ne koshin e plehrave.

Ne fund drejtesia e shpalli te fajshem edhe pse kete veper ai nuk e pranon asesi.

Tashme Agimi duhet te paraqitet cdo dite tek drejtoria e sherbimit te proves ku duhet te firmose pasi kjo forme njihet nga drejtesia per edukimin me sherbim prove.

Qe nga kjo e hene burri i pastrehe shkon nga koshi i plehrave tek drejtoria e sherbimit te proves si nje itinerar qe do te jete i vazhdueshem.

Ngjashem me kete histori eshte edhe rasti i nje pensionisteje F.H. e cila u kap ne supermarket duke vjedhur 2 cokollata, 1 sallam, dhe 1 pako gjalp me nje shume prej 330 lek te reja. Edhe kjo grua u denua me sherbim prove

Shiko videon: