Operacioni Forca e Ligjit (OFL) eshte tema me e diskutuar sot neper media e tavolina. Falë një gjetjeje PR, policja bjonde me syze të errëta u bë magneti i kësaj risie shtetërore.

Por ne shqiptaret jemi gjithmone dyshues per cdo gje qe qeveria apo shteti yne ben. Megjithate te mendojme se kesaj here jemi ne anen e ketij operacioni por pa bere show.

Nuk kemi inat te pasurit me prona nga me lluksoze gjithandej, e as ata qe kane makina qindra mijera euro te shtrenjta, por ama duhet bere edhe ‘drejtesi financiare’vec te tjerave.

Po vajzat e bukura te ekranit, modes e muzikes (thone se jane modele po ku sfilojne?) qe ngasin makina 200 mije euroshe? Pas tyre qedrojne shpesh sponsoret e parave te tilla ‘te lehta’

Nuk behet fjale per vajzat se ato kane jeten e vet por po behen model i rinise sot sepse ftohen neper emisione ku tregojne ‘eksperiencat’ e Dubait apo ishujve Maldive.
ndersa vajzat e tjera te verteta plasin koken pas librave per te arritur rezultatet me te mira e madje kur mbarojne nuk gjejne dot as pune.

Kjo para e ‘piset’ ka shkaterruar hierarkine e shoqerise duke prodhuar modelin me te keq te mundshem sepse prish konkurencen.

Por po kaq kontribuese ne kete deformim social eshte edhe bota e politikes se ko,rruptuar dhe pushtetit. Mirepo OFL ka ber shume mire qe nuk e ka kete grup ne fokus sepse do te paregjykohej.

Keshtu qe te shpresojme se SPAK do t`u numeroje politikaneve tane makinat.

(marre nga shkrimi i Mentor Kikise)