Renato Mekolli ka qenë një ndër të ftuarit specialë në finalen e emisionit “Hell’s kitchen” që po transmetohet në Top Channel.

Renato ka ftuar mamanë e tij të cilës i ka kërkuar falje publikisht për vitet që ka qëndruar larg saj në emigracion.

“Unë dilja me shoqërinë si të rinj që ishim dhe nuk e kuptoja. Kur të kam dhënë lekët për herë të parë, ti më ke thënë: ‘Reni mami nuk ka nevojë për lekë, mami ka nevojë ta mbështesësh, t`i japësh puthje, ta duash fort, lekët nuk kanë rëndësi për mua’ dhe kjo gjë mua më ka ngelur përgjithmone në mendje.

Dua të më falësh nëse ju kam bezdisur, nëse nuk ju kam dhënë shumë dashuri dhe mendoj se lekët nuk kanë as edhe një vlerë. Gjëja më e shtrenjtë duhet mbajtur fort”, u shpreh Renato dhe nëna e tij e emocionuar e përqafoi.