Inxhinierja Luljeta Bozo ka folur prere kunder taracave te pallateve te mbushura me depozita.

Gjate intervistes ne emisionin “Kjo jave” inxhinierja Bozo theksoi se soletat jane bere per te mbajtur 75 kg me metra katrore dhe jo peshat e depozitave pasi keshtu rritet risku per shembje gjate lekundjeve.

Ajo ka thene se ne asnje menyre nuk duhen mbajtur depozitat mbi soleta.

Per ujin duhen gjendur zgjidhje te tjera pasi ato mbajne 500 litra uji dhe cdo lloj lekundje do te jete me e forte si pasoje e tyre mbi soleta.

Keshtu edhe uji nuk eshte higjienik sepse nuk rrjedh por edhe demtohet soleta nga ato litrat shtese per cdo depozite.