Sot deri në orët para te mëngjesit, kemi pasur reshje shiu dhe sasia më e lartë e reshjeve gjatë natës është regjistruar në Sarandë me 66.0 mm, Vlorë me 38.0mm, Berat me 23.0mm, ndersa pjesa tjetër ka pasur më pak.

SHMU raporton se në zonat malore Veri-Verilindore dhe Juglindje me lartësi mbi 900 metra reshjet ishin edhe në formën e dëborës.

Kjo situatë meteorologjike quhet e kaluar dhe i ka lënë vendin masave ajrore të qendrueshme për pjesën tjetër të ditës.

Moti ne vazhdim do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Kështu për ditën e Diel moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare e kryesisht përgjatë relieveve malore.

Në fushën termike pritet rënie në vlerat minimale e më konkretisht:

zonat malore me temperatura 0ºC deri në 12ºC/ zonat e ulëta 5ºC deri në 18ºC/ zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC