Eshtë ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare Ylli Cufe, i njohur prej vitesh edhe si Ylli i telebingos për shkak të aktivitetit të tij privat në shitjen e biletave të fatit dhe si gazetashitës në afërsi të pazarit të këtij qyteti Korce.

Cufe ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare si pasojë e një infarkti, ndërkohë që për vite me radhë ka qenë dhe si arbitër futbolli në Korçë, e padyshim largimi i tij sjell dhimbje në ambientin futbollistik.

“Cufe ka gjykuar në Kategorinë e Parë për 10 vite (1990-2000). Ai vlerësohet për sjelljen korrekte dhe profesionale si dhe për respektimin e traditës së arbitrave korçarë në futboll”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga mediat sportive.