Një grua doli nga shtëpia e saj dhe pa 3 burra të moshuar me mjekër të gjatë e të bardhë të ulur në oborrin e saj përpara shtëpisë. Ajo nuk i njohu ata.

Doli i përshëndeti dhe u tha: “Nuk ma merr mendja se ju njoh zotërinj, por ju duhet të jeni të uritur. Ju lutem hyni brenda dhe merrni diçka për të ngrënë“.

“A është i zoti i shtëpisë brenda?“, – pyetën ata.

“Jo“, – u përgjigj ajo. “Ai ka dalë.”

“Atëherë ne nuk mund të hyjmë“, – iu përgjigjën ata. Në mbrëmje kur burri i saj erdhi në shtëpi, ajo i tha atij se çfarë kishte ndodhur.

“Shko thuaju që unë jam në shtëpi dhe ftoji brenda!”

Gruaja doli dhe i ftoi të panjohurit.

“Ne nuk hyjmë të gjithë së bashku në një shtëpi“, – iu përgjigjën ata.

“Pse kështu? Çfarë do të thotë kjo?” – mbeti e habitur e zonja e shtëpisë.

Një nga burrat e moshuar ia shpjegoi: «Emri i tij është Pasuria», – tha ai duke u drejtuar nga një nga miqtë e tij ndërsa për tjetrin tha, «Ai është Suksesi dhe unë jam Dashuria».

Pastaj shtoi: «Tani shkoni dhe diskutoni me burrin tuaj se cilin prej nesh dëshironi në shtëpinë tuaj”.

Gruaja hyri dhe i tregoi burrit të saj. Bashkëshorti i saj u gëzua shumë.

“Sa mirë!”, – tha ai. “Meqë është kështu, le të ftojmë Pasurinë. Le të vijë dhe të mbushë shtëpinë tonë me pasuri!”

Gruaja e tij nuk ra dakord. “I dashur, pse nuk të mos ftojmë Suksesin?”

E bija e tyre ishte duke dëgjuar nga këndi tjetër i shtëpisë. Ajo nuk mund të rrinte pa e dhënë sugjerimin e saj:

“A nuk do të ishte më mirë të ftonim Dashurinë? Shtëpia jonë do të mbushet plot me dashuri, asgjë tjetër nuk na duhet!”

“Le të marrim parasysh këshillën e vajzës tonë“, – i tha burri së shoqes. “Dil jashtë dhe fto Dashurinë, le të jetë ai person mysafiri ynë”.

Gruaja doli dhe i pyeti 3 të moshuarit:

“Cili prej jush është Dashuria? Ju lutem hyni brenda dhe jini mysafiri ynë.”

Dashuria u ngrit dhe filloi të ecë drejt shtëpisë. Dy të tjerët gjithashtu u ngritën dhe e ndoqën.

E habitur, zonja pyeti Pasurinë dhe Suksesin: “Po unë kam ftuar vetëm Dashurinë, pse po vini edhe ju?”

Burrat e moshuar u përgjigjën së bashku:

“Nëse do të kishit ftuar Pasurinë ose Suksesin, dy të tjerët do të qëndronin jashtë, por meqë ftove Dashurinë, kudo që ai shkon, shkojmë edhe ne me të. Kudo që ka Dashuri, ka edhe Pasuri dhe Sukses!” /shkollaesuksesit/