Të gjithë turistët do i nënshtrohen testit të Koronavirusit dhe 14 ditë karantinë në rast të një rezultati pozitiv.
Plani i plotë:
“Për mbërritjet e fluturimeve ndërkombëtare nga 15 deri 30 qershor do të respektohen udhëzimet e BE për ndalimet e non-essential travel nga vendet jashtë BE-së.
Aeroporti ndërkombëtar Eleftherios Venizelos në Athinë
•Hiqet ndalimi i fluturimeve nga Italia, Spanja dhe Holanda;
•Lejohen fluturime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vetëm për essential travel;
•Vijon ndalimi për Britaninë e Madhe dhe Turqinë
Aeroporti i Selanikut
•Lejohen të gjitha fluturimet;
•Vijon ndalimi i ndalimit të fluturimeve nga Italia, Spanja, Holanda, Britania e Madhe, Turqia,
Shqipëria, Maqedonia e Veriut.
MBËRRITJET DETARE PËR PERIUDHËN 15/6-30/6
•Ndalohet lundrimi i anijeve nga jashtë në portet greke;
•Lejohet vetëm për varkat rekreative me ekuipazhin.
MBËRRITJET TOKËSORE 15/6-30/6
Kufij tokësorë të mbyllur nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (përveç udhëtimeve
absolutisht të domosdoshme të punës); Hapur me Bullgarinë.
MBËRRITJET nga 1 KORRIKU FLUTURIMET NDËRKOMBËTARE
•Mbërritje në të gjitha aeroportet në vend;
•Koordinim me propozimin e BE për listën e vendeve të treta me të cilat do të vazhdojnë kufizimet.
MBËRRITJET nga 1 KORRIKU MBËRRITJE TOKËSORE
•Heqja e kufizimeve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut;
•Rishqyrtim deri në 30/6 për Turqinë.