Eshte hapur kufiri me Kosoven dhe ata qe futen ne kosove do te duhet te vet izolohen ndaj ata qe duan te vijn duhet ta dine kete.

Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim si më poshtë:

Hapen kufijtë tokësor në Pikë Kalimet Kufitare si në vijim: Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.

Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve (Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare) në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19.

Të gjithë personat që hyjnë në territorin e #RKS-së dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR (Jo më të vjetër se katër ditë)) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;

Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;

Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.