Ne nje fasht të jeton një grua e cila bën të gjitha punët e rënda te tokes që zakonisht përballohen vetëm nga burrat. Ajo quhet Liri Ryshka dhe eshte njeriu që zona e quan me mirësi “kaubojsja” e Fierit.

Me shtat të vogël dhe pamjen e një gruaje të zakonshme te befason me ate cka ben ajo ne perditshmërinë e saj. Ajo eshte Fermere, drejtuese mjetesh bujqesore dhe mullixheshë dhe punetore ne shtepi. Pas baltës dhe pluhurit qe ia le ferma, Liria gjen kohë dhe durim madje edhe për punë që kërkojnë delikatesë si endja e qilimave me pajisjen te cilen edhe ate e ka ndërtuar vetë.

Kjo grua me plot gojen, burrat i konkuron denjësisht madje ua kalon. Traktorit qe e ka per pune ajo i shton një mulli dhe shkon me porosi në çdo shtëpi për të bluar drithëra. Madje nuk merr asnjëherë punëtor krahu sepse per cdo rregullim të fermës apo shtëpisë ajo merret vete. Shansin për tu arsimuar nuk ia dhanë dot prindërit kur ajo ishte e re, por të tre fëmijët e saj ajo vetë i arsimoi megjithese tashme jetojnë jashtë vendit.

Por Liria dhe bashkëshorti i saj shkojnë herë pas here për vizitë tek ata per vizite. Ndersa dita e saj ne fshat eshte puna nga mëngjesi në mbrëmje në fermën e saj ose për tokat e fermerëve të zonës.

Në fund të ditës kete zonje e gjen duke endur qilima dhe dëgjuar lajmet e ndaj di çfarë ti kërkojë shtetit.

Liri Ryshka nga fshati Sheq Marinëz i Fierit dhe bashkëshorti i saj kane vite qe jetojnë falë të ardhurave nga toka dhe blegtoria prej shumë vitesh. Por ndryshe nga pjesa më e madhe e fermerëve të zonës, ata i kursejnë shpenzimet për punimin apo shërbimet e tokës dhe fermës duke bërë gjithçka vetë me mjetet e tyre.

Kjo do të thotë më tepër të ardhura për familjen, ndërsa për banorët e zonës ky rast është një model suksesi dhe kurajoje per ta.