Viti 2019 do të mbahet mend gjatë për shqiptarët, pas lëkundjes sizmike të 26 nëntorit ku rezultuan se humben jeten 51 persona dhe disa mijëra të tjere te prekur.

E pikërisht për t’iu gjendur sadopak pranë këtyre familjeve, ne fundvit emisioni ‘Dilema Deal or no Deal’ me Eno Popin, iu bashkua fondit të solidaritetit duke ftuar personazhe të njohur të ekranit të luanin mbi këtë cështje.

Në 31 Dhjetor e ftuara speciale aty ishte Grida Duma e cila me lojen e saj bëri që 5 milionë lekëve te vjetra të marra në lojë t’u shtonte gjithashtu edhe pagën e saj si pedagoge.

Ndërsa ditëve të tjera të mëparshme moren pjesë personazhe të artit dhe moderimit dhe kështu shuma e perfituar kishte nje vlere të konsiderueshme që shkoi për familjet e prekura e te pastreha.