Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjate nje dalje per mediat pranoi se situata në vend është jashtë kontrollit dhe ndaj qeveria ka vendosur të ndalojë disa aktivitete ekonomike deri në momentin që të pajisen me vaksinë.

“Shpresoj që ndërsa dalim nga bllokimi i dytë, duhet të jemi shumë më të kujdesshëm. Por përsëri, kjo do të nënkuptojë që ju duhet të shpenzoni për këto procese. Për shembull argëtim natën apo mesnatë, bare. Ne nuk mund të kemi festa me shumë njerëz, derisa të kemi vaksinat.

Ndoshta në një moment të dytë do të jemi në gjendje të hapim restorante me distancën e duhur sociale. Ne po konsiderojmë gjithashtu hapjen ndaj shitjes me pakicë, por kufizime specifike do të zbatohen deri në daljen e vaksinës. Një kthim në normalitet nuk është larg, por nuk është tani”,- ka thene Mitsotakis.

Behet e ditur nga agjensia kombetare e shendetit se ne 24 oret e fundit ka patur 2186 raste te reja me covid , pak me pak se nje dite me pare por ata qe kane humbur jeten ishin 89 persona.