Shqiptaret kur dalin jashte dallojen nga te tjeret dhe dalin shume mire me mesime dhe kjo na nderon te gjitheve.

Gerta ishte vetëm 12 vjeç kur nisi rrugëtimin e saj si mësuese e gjuhës gjermane për të rritur analfabetë, punë kjo që Gerta tregon se e bën me shumë qef. ‘Ndihem shumë mirë dhe shumë krenare që kam mundësi të ndihmoj të tjerët’.

Ajo mesonte 3 ore ne dite gjuhen gjermane bashke dhe me 8 miq te tjere.

Ajo qendron larg rrjeteve sociale dhe mundohet qe kohen ta kaloje pas librave.

‘Gjatë studimeve në gjimnaz dhe punës time si mësuese, më lindi dëshira të shkruaj këtë roman i cili u përfundua për një kohë prej 13 muajsh. Libri ka disa mesazhe për lexuesin dhe mesazhi kryesor që kam dashur të përçoj është të ngritet vetdijësimi për vlerën e librit’, deklaron ajo

‘Kam dashur të trajtoj temën e familjes, në mënyrqë të tregoj rëndësinë që dashuria brenda familjes duhet ta ketë. Duke ndihmuar kështu lexuesin që të njoh më mirë të mirën dhe të keqen dhe të reflektoj në ruajtjen e vlerave familjare’, shprehet Gerta.

Gerta është një vajzë që edhe pse lindur e rritur në Gjermani, dashurinë për Kosovën e ka të madhe. Me një nostalgji të madhe për Kosovën, ajo ka vendosur që ta përfshijë edhe në librin e saj.

Të shkruash e të botosh, kurrë nuk është e lehtë, pasiqë kërkohet mund dhe punë e madhe. Nuk ka qenë e lehtë as për Gretën, mirëpo ajo tregon se rrjeti social Wattpad, që përdoret vetëm për libra elektronik, i ka ndihmuar shumë. Sipas Gretës, libri i saj së pari është lexuar shumë në Wattpad ku pastaj ka vendosur që ta botojë edhe si libër fizik.

Në librin e saj, Gerta trajton fatin tra. gjik të një gruaje që është martuar pa vullnetin e saj. Duke bërë kështu që përmes saj Gerta të shpalosë prirjet e saj feministe, që edhe pse është në moshë të re, ato janë për t’u admiruar. ‘Gruaja për mua është sinonim i të mirës, i rezistencës, i forcës dhe sakrificës. Ajo nuk duhet të heshtë së kërkuari lirinë dhe të drejtat që i takojnë’’, deklaron Gerta për KultPlus.

Ne i urojme Gertes dite te bukura dhe plot pasion per te lexuar dhe studjuar.