Pas ndarjes nga bashkëshorti moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen me ish deputetin e PD, Mark Frroku. Çifti tashmë jetojnë së bashku dhe Rudina poston shpesh fotografi në rrjetin social Instagram me partnerin e saj të ri, ndërkohë që së fundmi ajo ka treguar se është bërë bashkë me babanë e vajzës së saj me rastin e festave të fund vitit.

Me Viktorian e lumtur mes tyre, ish çifti e gjejnë gjithmonë kohën për tu përkushtuar ndaj së voglës dhe këtë e kanë treguar më së miri.

“Ne ditet e pushimit,mami dhe babi ,gjejne gjithmone kohe te gezojne Vikin ”, ka shkruar Dembacaj krahas pamjeve festive ku ka etiketuar dhe ish bashkëshortin, Aleksandër Varfaj.