Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka treguar se djalit i saj, Efehan, i ka mësuar edhe gjuhën shqipe.

Ndërkohë së fundmi Almeda, Tolgahan dhe Efehan ishin të ftuar në një emision turk, ajo ka publikuar një video shumë të ëmbël, në të cilën ka treguar se Efehan i pëlqen muzika shqipe.

Gjatë emisionit, Efehan i ka kërkuar të ëmës të dëgjoj këngën e tij të preferuar “Qengji i vogël” dhe Almeda nuk ka ngurruar aspak për t`ia lejuar atij.

Kujtojmë që para disa muajsh, ajo dhe Tolgahan zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë dhe këtë herë presin një vajzë.

Më poshtë keni videon: