Rritet fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Vetëm ditën e djeshme, nga sa raportojnë burimet zyrtare nga kjo pikë e kalimit kufitar kanë hyrë më shumë se 950 shtetas me 290 mjete.

Numri i hyrjeve ka qënë i lartë edhe ditën e sotme po ashtu edhe numri i mjeteve private që hynin në vendin tonë. Për të përballuar fluksin në rritje të kësaj dite por edhe të ditëve në vijim, nga ana e stacionit policor të kapshticës punohet me tre sportele, dy prej të cilëve janë për këmbësorët dhe ata që hyjnë me mjete private ndërsa një sportel punon për mjetet e transportit të mallrave.

Shtetasit shqiptarë që kanë hyrë gjatë këtyre ditëve e kanë të vështirë të thonë se nga cila pikë e kalimit kufitar do të rikthehen drejt Greqisë, atje ku jetojnë dhe punojnë. Madje ka prej tyre që kërkojnë nga shteti shqiptar të negocioje me shtetin Helen ashtu sicc ka edhe nga ata që shpresojnë që pas datë 7 janar Greqia të vendosë për lehtësimin e masave.

Në 24 orët e fundit ka qënë i lartë edhe fluksi i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Nëse një ditë më parë kanë kaluar nëpërmjet kësaj pike 3200 shtetas, në 24 orët e fundit kanë hyrë e kanë dalë 3500 shtetas shqiptarë dhe të huaj.