Luljeta Bozo nje nga personazhet me te dashur per publikun thote se ndertesat ne shqiperi duhet te kene kujdes.

Ajo shpjegon qartë se çfarë po ndodhte me ndërtimet në vendin tonë.

Ajo u shpreh:

Ne kemi shumë probleme, shumë rreziqe natyrore, më i frikshmi është tërmeti. Megjithatë pak a shumë dihet në Shqipëri kush janë zonat me aktivitet të lartë sizmik. Durrësi nuk duhet të zbrazet, por duhet të ndërtohet mirë. Rreziku i dytë janë rrëshqitjet e njëpasnjëshme. Ka mundësi që plani i rrëshqitjes të jetë 60 metra thellë, e nuk ka masë inxhinierie që e pengon atë. Rrezikun i përmbytjeve, pasi gjithë sistemi i kullimit, i prishëm të gjithë. I hoqëm gurët për të bërë shtëpi. Rreziku i fundit i zjarreve, që në shumë raste janë nga pakujdesia mos themi të qëllimshme por që prishin gjithë ekosistemet.”
Ndër të tjera, Bozo rrëfeu edhe për kohën kur ishte e re dhe nisi studimet.

Ajo tregoi se kishte qejf fizikën, ndërkohë që kur ishte më e re dëshironte të bëhej gjeologe.

Inxhinierja e mirënjohur u shpreh se për shkak të caktimit të dëshirave nga sistemi i kohës, ajo ka studjuar së bashku me shoqen e saj të ngushtë në Institucionin e Arkitekturës në Moskë.

Ajo shtoi:

Edhe vizatimin teknik në shkollë ma bënte vëllai se ai kishte mbaruar poltikenikumin dhe ai më bënte vizatimet. Por aty ishte marrëveshje që ne do të shkoni atje, bënim apo jo. Në na dhanë kokën e Apollonit ta vizatonim për 4 orë. Ne rrinim shikonim njëra tjetrën dhe qeshnim se çfarë do bënim. Nuk dinim… Kur sa iku ai instruktori vijnë studentët e vitit të tretë. Ne rusishten e dinim shumë mirë, sepse gjuhë ruse në shkollën e mesme na i bënte një ruse. Erdhën ata, pam pam… Për tre minuta dhe shkuan në punën e vetë. Vjen instruktori pas gjysmë ore: Shumë mirë vajza tha, e keni bërë shkëlqyeshëm. Ne drejt e drejt: nuk e kemi bërë vetë! Ai bëri sikur nuk dëgjoi. Na merr ai ato vizatimet e tona na çon tek Zv.dekani. Edhe ky tha shumë mirë i keni vizatuar, ne po i thamë prapë nuk i kemi bërë vetë. Nuk ka problem tha, ju do ti mësoni të gjitha këto dhe kjo ishte kaq e vërtetë sa që njeriu kur do i mëson që të gjitha. Unë që nuk dija të vizatoja as një kokërr mollë, në fund të vitit të parë punën time e mbajtën si vizatimin më të mirë të grupit.”