Fakti që mund të kesh fituar llotarinë nuk do të thotë gjithmonë se duhet të mbledhësh plaçkat e të transferoheni apo të blini një shtëpi të re ku të ngroheni në diell gjithë ditën me pije freskuese buzë detit apo pishinës luksoze.

Kjo ndoshta mund të jetë një alternativë mjaft e mirë, por nuk i duket kështu këtij burri të quajtur Steve Thomson.

Ai fitoi jo pak, por plot 137 milionë dollarë në lotarinë EuroMilions para tre muajsh.

Por pasi mori një pjesë të shumës, ai bleu një kamion të vjetër, të përdorur për një arsye shumë interesante.

Këtë automjet Steve ka si qëllim ta përdorë për të bërë transportin e mjeteve të tij të punës duke qenë se prej kohësh ai punon në ndërtim.

E megjithatë, ai shpesh është treguar shumë bujar në punët që ka bërë në lagje, dhe në një prej të cilave tregohet se nuk ka pranuar të marrë paratë nga personi të cilit i ka bërë punën.

Kështu ka vepruar edhe në prag të fundvitit duke ia lënë shumën e parave familjeve për të blerë ato që i nevojiten

Steve Thomson, është baba i tre fëmijëve dhe thotë se ende nuk e di se çfarë do të bëjë me pjesën e mbetur të shumës së fituar.

Burri thotë se paratë që ai fiton nga puna e tij në ndërtim, atij i dalin për të jetuar një jetë të ndershme dhe pa shumë mundime bashkë me familjen e tij.