Gjelat e detit jane ata qe mbizoterojne ne tryezat shqiptare ne naten e fundvitit.

Me e njohur per rritjen e gjelave eshte edhe zona e Ballagatit te Lushnjes.

Banorët e zonës tashme nuk po përgatiten thjesht për shitjen, por gjithashtu edhe për ruajtjen e tyre.

Kjo për shkak se ka filluar vjedhja masive e ketyre shpendëve.

Keshtu vetëm gjate ditëve te fundit janë vjedhur rreth 50 krerë gjela deti.

Ndaj banorët në këto kushte, per tu ruajtur nga hajdutët, kanë nisur të bëjnë roje natën me radhe.

Policia e Lushnjes ka bere te ditur se jane shoqëruar disa persona por ende nuk ka një autor te caktuar të dyshuar për vjedhjet.