Eshte nje nder kengetaret e reja me te dashura per publikun, Fifi ka qene e ftuar ne emisionin ‘E diell’ kete jave.

Ajo ne nje moment te bisedes u ndal edhe tek ngjarja e 26 nentorit dhe aty u prek.

E perlotur Fifi u shpreh krenare qe si Shqiperia edh Kosova u bashkuan per te ndihmuar njerezit ne nevoje.

“Dua të shpreh keqardhjen time për krejt familjet. Më vjen shumë mirë që shqiptarët janë bërë bashkë për të ndihmuar ata që kishin nevojë.
Më ka bërë përshtypje postimi i fotografit që shkruante se Kosova nuk ka ardhur të na ndihmojë, por ajo ka ardhur në vendin e saj.
Jam shumë e lumtur dhe krenare që më në fund jemi bashkë. Ishalla hiqet edhe ai kufi dhe bëhemi bashkë ashtu siç duhet”, u shpreh Fifi.